Konsulencë Ligjore

Konsulencë Ligjore

ZLA Consulting ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim ligjor, në fusha të ndryshme të së drejtës civile, tregtare dhe administrative, duke i përfaqësuar klientët në çështje me juridiksion kombëtar dhe ndërkombëtar, në të gjitha shkallët e gjykimit.

Ofrojmë shërbime të specializuara konsulence ligjore per biznese dhe individë në sektorë të ndryshëm juridik, pasi e dimë që ekspertiza ligjore është e nevojshme në çdo fazë të veprimtarisë së një biznesi, sepse është e pamundur të dish si të përballohesh me ligjin, rregulloret dhe ndryshimet e herëpaspershme të tyre.

Me anë të shërbimeve tona të konsulencës juridike, kërkojmë që të informojmë klientët si dhe ti ndihmojmë të zbusin riskun që vjen si rezultat i çështjeve juridike që lindin gjatë jetës së një biznesi.

ZLA Consulting ofron shërbimet juridike si mëposhtme:

  • Konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor
  • Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave (civile, administrative, tregtare)
  • Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave për cështje gjyqësore, si dhe e kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike;
  • Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik;
  • Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale;
  • Hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe i çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike;
  • Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike;
  • Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligje te vecanta dhe akte të ndryshme ligjore;
  • Regjistrimi i Markave Tregtare
  • Migracioni: Viza pune, Leje pune dhe Leje qëndrimi
  • Legjislacion Bankar
  • Regjistrimi i kompanive: SHPK; Regjistrimi dege në Shqipëri; Regjistrimi zyre përfaqësimi në Shqipëri etj.
  • Mbledhje borxhi
  • Shërbime të tjera sipas kërkesës së klientit.

Ligjore

Shërbime të tjera

Profesionistë efikasë dhe të besueshëm. Ne do të jemi të pranishëm kur dhe ku të dëshironi.

Na Kontaktoni

Dëshironi të flisni me një nga konsulentët tanë? Plotësoni formularin e mëposhtëm, na kontaktoni me e-mail ose telefon, Linkedin, Facebook dhe ne do t’ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.

Komuniko me një Specialist të Kualifikuar