Ndryshime në ligjin për të Huajt

Foreigners Law In Albania

Share this post

Posted by: admin Comments: 0 0

 ( Publikuar në Fletoren Zyrtare nr.162, 18 Tetor 2021)

  Ligj nr.79/2021,datë 24.6.2021

Ndryshime lidhur me vizat

Viza e tipit “C” mund të lëshohet me shumëhyrje dhe vlefshmëri, me afat 6 muaj, 1 vit, 2 vjet dhe 5 vjet.

Per vizat e tipit D, eshte hequr ndarja ne varesi te qellimit, duke percaktuar se kriteret, procedurat dhe dokumentacioni përpajisjen   me   vizë, sipas   motiveve   të   qëndrimit, përcaktuar në këtë ligji, si dhe formati i vizës pullë dhe vizës elektronike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu eshte shtuar:

Një vizë mund të lëshohet nëse dokumenti iudhëtimit të të huajit: a) është i vlefshëm për të paktën tre muaj pasdatës së parashikuar për largim nga Shqipëria ose, në rast të hyrjeve të shumta, pas datës së fundit të parashikuar për largimin nga Shqipëria; b) përmban së paku dy faqe bosh;c) është lëshuar brenda dhjetëvjeçarit të fundit

Jane shtuar si motivacione per pajisjen me leje qendrimi

  1. Leje qëndrimi au pairs

Au pair” është i huaji, i cili pranohet nëterritorin e Republikës së Shqipërisë për t’u pritur përkohësisht nga një familje, në mënyrë që të përmirësojë aftësitë e tij gjuhësore dhe njohuritë për Republikën e Shqipërisë, në këmbim të punëve të  lehta  shtëpiake  dhe  të  ofrimit  të  kujdesit  për fëmijët.

  • Me afat për aq kohë sa zgjat marrëveshja midis au pairs dhe familjes pritëse
  • Pa kaluar afati nje vjecar
  • Mund te riperterihet edhe per periudhë maksimale prej gjashtë muajsh, pas një kërkese të justifikuar nga familja pritëse, përjashtuar rastet     e mospërmbushjes së kritereve të parashikuara në këtë ligj apo detyrimet   e   saj   ligjore   në   lidhje   me   sigurimet shoqërore, taksat, të drejtat e punës ose kushtet e punës.
  • Kriteret a) të sigurojë një marrëveshje midis tij dhefamiljes pritëse, që   përcakton   të   drejtat   dhe detyrimet si një au pair, duke përfshirë specifikimet në lidhje me vlerën monetare që do të marrë me vete, rregullimet e përshtatshme që lejojnë aupair të marrë   pjesë   në   kurse   dhe   orët   maksimale   të detyrave familjare
  1. b) të jetë midis moshës 18 dhe 30 vjeç
  2. c) të sigurojë dëshmi se familja pritëse ose organizata ndërmjetësuese për au pairs, për aq sa parashikohet nga legjislacioni kombëtar, pranon përgjegjësinë për   shtetasin   e   huaj   gjatë   gjithë qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në veçanti në lidhje me shpenzimet e jetesës, akomodimin dhe rreziqet nga aksidentet

ç) të   mos   ketë   pasur   asnjëherë   rekorde kriminale

  1. d) të mos   ketë   qenë  asnjëherë  nën  trajtimpsikoterapik dhe psikologjik në të shkuarën
  • I huaji duhet te siguroje prova lidhur me njohurite e gjuhes Shqipe, perfundimin e arsimit dhe kualifikimet profesionale
  • Anëtarët e familjes pritëse të jenë me kombësitë ndryshme nga i huaji që aplikon për t’u pranuar me qëllim të au pairs dhe të mos kenë pasur ndonjë lidhje familjare me shtetasin e huaj në fjalë.
  • Numri maksimal i orëve të detyrave të au pair-it nuk duhet të kalojë 25 orë në javë. Au pair do të ketë të paktën një  ditë  në javë pa detyra të  lidhura me au pair-in.
  1. Leje qëndrimi me qëllim kërkimin e punës ose sipërmarrjen për kërkuesit shkencorë dhe studentët

Pas përfundimit të kërkimeve ose studimeve,të  huajt  kërkues   shkencorë  dhe  studentë   kanë mundësinë  të qëndrojnë në territorin e Republikës së  Shqipërisë  në  bazë  të  një  lejeje  qëndrimi

  • Për një periudhë  prej  të  paktën  nëntë  muajsh,  në mënyrë  që  të  kërkojnë  punë  ose  të  zhvillojnë  një biznes.
  • Duhet të kenë një nivel arsimimi që nuk duhet të jetë më i lartë se niveli 7 i Kornizës Evropiane të Kualifikimeve.
  • Mund të kërkojë për kërkuesit shkencorë një konfirmim nga organizata kërkimore për përfundimin e veprimtarisë kërkimore ose për studentët dëshmi se zotërojnë një diplomë të arsimit të lartë, certifikatë ose prova të tjera të kualifikimeve zyrtare
  • Pas një minimumi prej tre muajsh nga lëshimii lejes  së  qëndrimit  sipas  këtij  neni,  autoriteti  për kufirin dhe migracionin mund t’u kërkojë shtetasve të huaj që të provojnë se kanë një shans të mirëfilltë për t’u angazhuar në aktivitet pune ose për të filluar një biznes.
  • Aktiviteti i punes ose biznesi qe do te fillojne duhet te jete ne perputhje me objektin e kerkimeve shkencore.
  1. Leje qëndrimi e përkohshme për përdorim të pasurisë së paluajtshme në pronësi
  • Dëshmon pronësinë  ose bashkepronesine ne masen ½ e   një   pasurie   të   tillë   të paluajtshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për  të  cilën  është  pronar  gjatë  kohës  së  lejes  së qëndrimit.
  • Afat deri  në  1  vit  për  herë  të  parë  dhe  e ripërtërtishme  çdo  vit  nëse  i  huaji  vazhdon  të përmbushë kriteret.
  1. Leje qendrimi per pernsionistet
  • Shtetasit e huaj, duhet te janë në pension sipas parashikimeve ligjore në vendine tyre
  • Me afat deri  në 1 vit  për herë të parë dhe riperterihet cdo vit ne rast se ai vazhdon te permbushi kriteret

Kriteret a) provon  se ka  të drejtë për të ardhura vjetore nga   pensioni   deri   në   vlerën   1   200 000   lekë nëpërmjet  dokumenteve  të  lëshuara  nga  vendi  i origjinës dhe të legalizuara nga një noter publik;

  1. b) provon se  ka  të  ardhura  të  mjaftueshme  përtë  mbajtur  veten  dhe  personat  në  ngarkim  gjatë qëndrimit në Republikën e Shqipërisë;
  2. c) vërteton nëpërmjet  dokumenteve  të  lëshuara nga një bankë në Republikën e Shqipërisë që ka një llogari të vlefshme bankare, në të cilën do të bëhen transferime të rregullta të pensionit të tij/saj;

ç)  zotëron  dëshmi  të  akomodimit  dhe  adresës në Republikën e Shqipërisë; d)  ka  një  policë  të  sigurimit  shëndetësor  tëvlefshme për të paktën 1 vit;

  1. dh) zotëron një certifikatë/dëshmi penaliteti nga vendi i tij i origjinës, ku detajohet nëse ka apo jo një rekord penal.
  • Mbajtësi i një lejeje qëndrimi të dhënë në bazë të pensionit jashtë vendit mund të kërkojë bashkim familjar     në     Republikën     e     Shqipërisë     për bashkëshortin/bashkëshorten ose partnerin/ partneren e tij/saj jo në pension.
  • Leja e  qëndrimit  për  pensionistë  nuk  i  jep  tëdrejtën   të   huajit   të   kryejë   asnjë   lloj   aktiviteti ekonomik    ose    profesional    në    Republikën    e Shqipërise

Trajtimi i lejeve unike

Parime të përgjithshme

  1. I huaji mund të  punësohet  në  Republikën  eShqipërisë  duke  u  pajisur  me  leje  unike,  përveç rasteve  kur  parashikohet  ndryshe  nw legjislacion
  2. Veprimet paraprake për hapjen e një aktivitet i biznesi apo shërbimesh nuk konsiderohen si punë.
  3. Kërkesa për  leje  unike  qëndrimi  për  një  të huaj mund të bëhet nga vetë i huaji, me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
  4. Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes uniketë qëndrimit bëhen nga 4  deri  në  12  javë nga  dita  e  aplikimit.  Në  momentin  e  aplikimit  i jepet një vërtetim për pranimin e aplikimit.
  5. Kur punëdhënësi punëson një të huaj, duhet të njoftojë autoritetin përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin brenda 8 ditëve nga fillimi i punës të të huajit.
  6. Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni përpajisjen e të huajve me leje unike sipas motiveve, në përputhje me këtë ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Leje unike si punëmarrës

  • Leja unike  si  punëmarrës  për  një  shtetas  të huaj  jepet  në  rast  se  një  shtetas i huaj plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm, kriteret  e posaçme,  të  përcaktuara me vendim te Këshillit  të Ministrave, në zbatim të këtij ligji dhe pas miratimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
  • Leja unike    si    punëmarrës    jepet    përkohëzgjatjen  e  kontratës/ofertës  së  punës,  përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

Leje Unike sipas motivacionit mund te jepen si me poshte:

  1. Leje unike për punësim stinor
  2. Leje unike për të transferuar brenda ndërmarrjes (TBN)
  3. Leje unike si punëtor ndërkufitar
  4. Leje unike për formim professional
  5. Leje unike per sherbime vullnetare
  6. Leje unike për sportistë
  7. Leje unike per punonjes me kualifikim te larte
  8. Leje unike per te vetepunesuar
  9. Leje unike per punonjes levizes digjital
  10. Leje unike per investitor
  11. Leje unike per sherbime kontraktuese

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth çështjeve të trajtura më lart, mund të na kontaktoni: 

Follow us: LINKEDIN Facebook

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.