NDRYSHIMI I PAGËS MINIMALE

Share this post

Posted by: admin Comments: 0 0

Duke filluar nga periudha Shtator 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 34,000 lekë. (VENDIM Nr. 604, datë 14.9.2022 PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI) Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:

1. Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e punësuar;
2. Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë)lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e vetëpunësuar;
3. E barabartë me pagën minimale mujore prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.

Gjithashtu, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, paga mujore do të jetë:
1. Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
2. Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 68,000 (gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.

 

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth çështjeve të trajtura më lart, mund të na kontaktoni

Na kontaktoni dhe ndiqni: LINKEDIN Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *