Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2020

konsulence financiare

Share this post

Posted by: admin Comments: 0 0

Është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2020:

( deri në datë 30 prill 2021 )

  • Çdo individ, i cili është i punësuar në më shumë se një punëdhënës.
  • Çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Shqipëri dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit;
  • Çdo individ jo rezidentë, i cili realizon të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë;

Nëse tatimpaguesi rezulton me pagesë, pagesa e tatimit kryhet jo më vonë se data 30 prill 2021.

 Për mosplotësim në kohë apo plotësim të pasaktë të deklaratës tatimore vjetore të të ardhurave, zbatohen sanksionet administrative dhe penale.

Duke ju referuar nenit 13 te ligjit nr 8438 date 28.12.1998 “Tatimi mbi te Ardhurat”I ndryshuar

Individët janë të detyruar të deklarojnë:

  • Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit të individit.
  • Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit.
  • Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit.
  • Të ardhurat bruto nga interesa bankarë.
  • Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
  • Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;
  • Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
  • Fitimi kapital nga dhurimi.
  • Të ardhura bruto të realizuara jashtë, territorit të Republikës së Shqipërisë;
  • Të ardhura bruto të tjera, të cilat nuk janë listuar më lart

Kontaktoni dhe Stafi i ZLA Consulting do t’ju ofrojë asistencë të plotë për përpilimin dhe dorëzimin e deklaratës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *