Deklarimi I Të Ardhurave Personale

Deklarimi I Të Ardhurave Personale

Çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili gjatë vitit 2019 kanë realizuar të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA). – Modeli i Deklaratës (Formulari/D1)

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë. – Modeli i Deklaratës (Formulari/D1)

Cilat të ardhurat duhet të deklarohen?

  • Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit
  • Të ardhurat bruto nga dividenti
  • Të ardhurat bruto nga qiraja
  • Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit
  • Të ardhura bruto nga interesat bankare
  • Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme
  • Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.
  • Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
  • Fitimi kapitali nga dhurimi.
  • Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Si bëhet deklarimi?

Dorëzimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave bëhet në mënyrë elektronike nëpërmjet sistemit e-filling, sistemi elektrinik i tatimeve. Për herë të parë, deklarata do të gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit për sa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Rubrikat e mësipërme të dekaratës DIVA, pavarësisht se do të gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’I verifikojë dhe ndryshojë ato.

Si bëhet identifikimi i deklaruesve?

  • Me anë të numri i identifikimit personal, në letërnjoftimin e tij për shtetasit shqiptar.
  • Për personin jorezident, me anë të numrit të identifikimit personal, në letërnjoftimin e individit jorezident.

Cilat janë shpenzimet e zbritshme?

  • Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë, për shkollim për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari.
  • Shpenzimet për mjekim për vete, apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.

Cili është afati i deklarimit?

Deklarata vjetore e të ardhurave duhet të dorëzohet pranë administratës tatimore qendrore, jo më vonë se data 30 prill, e vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën bëhet deklarimi. Për shkak të gjendjes së fatkqësisë natyrore të shpallura si pasojë e Covid -19, deklarata vjetore e të ardhurave për vitin 2019 duhet të dorëzohet brenda darë 31 korrik 2020.[:]

Share this post