Fatura Elektronike

Share this post

Posted by: admin Comments: 0 0

Këshilli i Ministrave me Aktin Normativ Nr. 27, datë 01.07.2021

Vendosi

Për kundërvajtjet administra-tive që lidhen me afatet e hyrjes në fuqi dhe zbatimin efektiv të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”

 

Zbatimi i sanksioneve do të fillojë të aplikohet pas datës 1 janar 2022.”.

 

Ndryshimet janë publikuar në Fletoret Zyrtare nr. 106 02/07/2021

Gjithashtu si më poshtë gjeni përditësime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve:

➢ Çregjistrimi i pajisjeve fiskale;
Të gjithë tatimpaguesit që kanë zgjedhur të lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë nga një zgjidhje softuerike e certifikuar dhe për rrjedhojë nuk po përdorin më pajisjet fiskale të instaluara, duhet të marrin masat për të kryer procedurën e cregjistrimit të këtyre pajisjeve fiskale në përdorim.

Çregjistrimi i pajisjeve fiskale që nuk përdoren nga ana e çdo subjekti tatimpagues është një detyrim ligjor i tyre.

Përdorimi i dokumentacionit tatimor;

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31.08.2021. Tërheqja e këtij dokumentacioni nga tatimpaguesit, pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistruar, do të mund të kryhet deri në datën 15.08.2021. Të gjithë tatimpaguesit të cilët rezultojnë me zbatim efektiv të procesit të fisklizimit do të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizura, por nëse do të kenë probleme teknike të parashikuar nga Udhëzimi Nr. 16, datë 3.4. 2020, do të pajisen me dokumentacion tatimor në DRT e juridiksionit. Gjithashtu, për efekt të njohjes së shpenzimeve faturat tatimore të lëshuara në zbatim të Ligjit të Fiskalizimit dhe të TVSH, do të vijojnë të njihen për rastet kur zbatimi i procesit i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavaruara nga tatimpaguesit.

Fiskalizimi i deklaratave të importit.

Detyrimin për të fiskalizuar faturën e importit të mallrave, e përcaktuar në nenin 20, pika 7 dhe 10, të Ligjit nr.87/2019.

Kjo procedurë duhet të kryhet jo më vonë se 3 ditë nga momenti që mallrat vendosen nën procedurën e qarkullimit të lirë nga Autoriteti doganor.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth çështjeve të trajtura më lart, mund të na kontaktoni: 

Follow us: LINKEDIN

Përditësime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

sdff

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *