Masat E Ndërmarra Për Parandalimin E Përhapjes Së Covid-19 Në Shqipëri
Duke parë gjendje e krijuar nga përhapja e COVID-19 në Republikën e Shqipërisë është shpallur Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore me Vendim Nr.243, datë 24.3.2020 dhe janë marrë masat për parandalimin e përhapjes së virusit si më poshtë:
MASA TË PËRGJITHSHME
- Mbylljen e institucioneve arsimore publike dhe jopublike.
- Mbylljen e çerdheve në të gjithë vendin.
- Mbylljen e ambienteve që ofrojnë shërbim lokale nate; ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore, dhe qendra argëtimi, aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore; ekskursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit.
- Pezullimin e procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.
- Mbylljen e bareve restoranteve, fast food, lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët,në të gjithë vendin, deri në datën 03.04.2020. Përjashtim nga rregulli bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjenike të miratuara.
- Ndalimi i qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat të udhëtarëve qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas deri në një urdhër të dytë.
- Mbylljen e kabineteve dhe klinikave dentare deri më 03/04/2020.
- Mbylljen e parqeve publike si dhe të hapësirave të gjelbërta të rrethuara, në zona urbane deri në një urdhër të dytë.
- Kufizimin e aktiviteteve në fashën orare 05.00-13.00, duke filluar nga dita e hënë, datë 23.03.2020, për pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.
- Seancat gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, të planifikuara pranë të gjitha gjykatave, shtyhen deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.
- Lista e aktiviteteve që mund të mbyllen ose lejohen të vazhdojnë aktivitetin e cila ka hyrë në fuqi në orën 05.00 të datës 24.03.2020, mund të konsultohet në këtë –> link.
MASAT QË DUHET TË MARRIN BIZNESET
- Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre, brenda datës 11.3.2020, një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategorinë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin nëpërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin punonjësit me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre(maska, doreza, dizinfektues etj.)
- Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
- Të hartohet një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.
SANKSIONE E PARASHIKUARA
-
- Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.
- Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.
- Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:
a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare;
b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19;
c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm;
ç) Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.
- Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mos mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
- Ndalimi i Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet kompetente, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.
- Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e rritjes së çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
- Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjes vetëm në fasha orare të caktuara dhe të pashoqëruar me persona të tjerë në krah, dënohen me gjobë 10 000 (dhjetë mijë) lekë, si dhe me mospërfitimin nga paketa financiare e solidaritetit dhe bllokim 3 (tre) muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
MASAT EKONOMIKE TË NDËRMARRA
- Bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji, dorëzohet brenda datës 31 korrik 2020;
- Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37, të ligjit Për Tatimin mbi të Ardhurat, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020;
- Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimfitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020. Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.
VENDIME E BANKËS SË SHQIPËRISË
- Ulja e normë bazë të interesit, nga 1.0% në 0.5%.
- Ulja e normë bazë të interesit të kredisë njëditore, nga 1.9% në 0.9%.
- Mbaja e pandryshuar e normës së interesit të depozitës njëditore, në nivelin 0.1%.
- Shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë, të cilët do të hasin vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19 deri më date 31.05.2020.
VETËDEKLARIMI PËR LËVIZJEN ME MJET
Personat të cilat duhet të lëvizin me mjet për vajtje-ardhje në punë, duhet të aplikojnë për lëvizje mjeti personal, me anë të vetëdeklarimit pranë Policisë së Shtetit në këtë link.
LEJE DALJE
Qytetarët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me leje për të dalë nga banesa e tyre për arsye të ndryshme si: për pazar, farmaci apo arsye të tjera urgjente. Kohëzgjatja e lejes ditore gjatë fashës orare 05.00-13.00 është 1 orë. Aplikimi mund të bëhet online në faqe e-albania ose duke dërguar një sms në numrin 55155 duke vendosur numrin e kartës së identitetit dhe orën e daljes. Psh: J12345678L 0930.