Ndryshimet fiskale te cilat hyjne ne fuqi nga 1 Janar 2021

Ndryshimet fiskale te cilat hyjne ne fuqi nga 1 Janar 2021

Ndryshimet Fiskale, efektive nga 1 Janar 2021

Newsletter fisco Albania_01.01.2021

 

ZLA Consulting ka përmbledhur shkurtimisht ndryshimet kryesore si më poshtë:

 

  • 0% tatim fitimi: Për tatimpaguesit  me  të  ardhura  deri  në 14 000 000 lekë në vit

 

  • 15 % tatim fitimi Për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit

          *Mbetet I pandryshuar  tatimi mbi fitimin prej 5% Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve  si dhe  për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

  • Favorizohen sportistët për një periudhë dy vjeçare: Përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale: Pagat dhe shpërblimet e cdo lloji, te sportistëve me kontrata të rregullta të cilat njihen nga federatat përkatëse, të përfituara gjatë periudhës 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2022.

 

  • Rritje e kufirit të regjistrimit për TVSH në 10 milion Lekë

 Qarkullimi vjetor prej 10,000,000  (dhjetë milionë)  lekë do të jetë  kufiri minimal  i  regjistrimit  për  tatimin  mbi  vlerën e shtuar nga 1 janari 2021 (aktualishtë 2 milionë  lekë).

**Ky ndryshim prek edhe të gjithë tatimpaguesit të cilët ushtrojnë aktivitetitn si profesionistë të lirë, të cilët aktualisht janë të regjistruar për TVSH pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre.

 

Personi  i tatueshëm   ka   të   drejtë   të   zgjedhë   të   zbatojë regjimin  normal  të  TVSH -së,  për  qarkullim vjetor më të madh se 5 milionë lekë.

 Fiskalizimi: Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit

Ky ligj i fillon efektet sipas grafikut të përcaktuar:

  • Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
  • Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
  • Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

“Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi” 

  • Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.
  • Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
  • Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.
  • Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

Ndryshimet mbi Legjislacionin Fiskal të zbatueshme nga 1 janar 2021 janë publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 139/2020,146/2020, 154/2020 dhe 223/2020

 

Per me shume info klikoni ne Newsletter, bashkelidhur ketij postimi ose ose https://www.tatime.gov.al/c/6/legjislacioni  duke u referuar te ligjet përkatëse[:en]Fiscal Changes effective from 1 January 2021

Tax News_changes effective from January 1, 2021..[:it]

Cambiamenti Fiscali in vigore dal 1 Gennaio 2021

Newsletter fisco Albania_01.01.2021[:]

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.