Njoftim për çregjistrimin nga TVSH

Njoftim për çregjistrimin nga TVSH

Informojmë tatimpaguesit që gjatë vitit 2020 kanë realizuar një qarkullim deri në 10 milionë lekë, se kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes, për të zbatuar regjimin normal të TVSH-së, në bazë të nenit 120, pika 1, të Ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Hapat për të përzgjedhur në mënyrë vullnetare çregjistrimin ose jo nga përgjegjësia tatimore TVSH, janë si mëposhtë:

  1. Pasi të jeni log-uar në e-filing, në mënunë Çështjet e mia, krijoni një çështje të re, duke përzgjedhur “Deklarimi i TVSH”
  2. Zgjidhni: “Po, kërkoj të vazhdoj të jem i regjistruar për këtë përgjegjësi”, nëse dëshironi të vijoni të jeni pjesë e skemës së TVSH, ose
    “Jo, kërkoj të çregjistrohem nga kjo përgjegjësi”, nëse dëshironi të çregjistroheni nga TVSH.

Ju mund ta plotësoni këtë çështje vetëm 1 herë dhe keni mundësi të kryeni këtë vetëdeklarim në periudhën 19 – 28 Janar 2021.

Nëse nuk do të krijoni këtë çështje dhe ta plotësoni atë, Administrata Tatimore, nëpërmjet proceseve automatike do t’ju çregjistrojë nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së.

Duhet patur shumë kujdes për subjektet që kanë tepricë kreditore tvsh-je si dhe duhet diskutuar me konsulentët rast pas rasti

Për më shumë informacion mund të kontaktoni info@zlaconsulting.al

Share this post