Njoftim për çregjistrimin nga TVSH

Share this post

Posted by: admin Comments: 0 0

Njoftim për çregjistrimin nga TVSH

Informojmë tatimpaguesit që gjatë vitit 2020 kanë realizuar një qarkullim deri në 10 milionë lekë, se kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes, për të zbatuar regjimin normal të TVSH-së, në bazë të nenit 120, pika 1, të Ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Hapat për të përzgjedhur në mënyrë vullnetare çregjistrimin ose jo nga përgjegjësia tatimore TVSH, janë si mëposhtë:

  1. Pasi të jeni log-uar në e-filing, në mënunë Çështjet e mia, krijoni një çështje të re, duke përzgjedhur “Deklarimi i TVSH”
  2. Zgjidhni: “Po, kërkoj të vazhdoj të jem i regjistruar për këtë përgjegjësi”, nëse dëshironi të vijoni të jeni pjesë e skemës së TVSH, ose
    “Jo, kërkoj të çregjistrohem nga kjo përgjegjësi”, nëse dëshironi të çregjistroheni nga TVSH.

 

Ju mund ta plotësoni këtë çështje vetëm 1 herë dhe keni mundësi të kryeni këtë vetëdeklarim në periudhën 19 – 28 Janar 2021.

Nëse nuk do të krijoni këtë çështje dhe ta plotësoni atë, Administrata Tatimore, nëpërmjet proceseve automatike do t’ju çregjistrojë nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së.

Duhet patur shumë kujdes për subjektet që kanë tepricë kreditore tvsh-je si dhe duhet diskutuar me konsulentët rast pas rasti

 

Për më shumë informacion mund të kontaktoni info@zlaconsulting.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *