PAKETA FISKALE 2019
Paketa fiskale 2019 do të sjellë ndryshimet që pritet të reflektohen kryesisht në ndryshime në Ligjin për të Ardhurat, Procedurat Tatimore, TVSH, Akcizat, Taksat vendore dhe Tarifat Doganore. Ndryshimet dhe lehtësiarat fiskale të parashikuara të cilat do të gjejnë aplikimi nga data 1 Janar 2019.
1. Ligji Nr. 92/2014 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
Në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, parashikohet:
- Përjashtimi nga TVSH i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave, të importuara, me përjashtim të lëndëve me përdorim të dyfishtë, të kryera nga mbajtësit e autorizimit të prodhimit, sipas legjislacionit të fushës për barnat;
- Përjashtimi nga TVSH e furnizimit të shërbimeve të përpunimit të mallrave jo shqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, nga nënkontraktorët në industrinë fasone;
- Përjashtimi nga TVSH i importit të makinerive bujqësore sipas listës së miratuar me VKM;
- Normë e reduktuar TVSH 10 % për importin e autobusëve elektrike të transportit publik.
- Si dhe normë e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6 % e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive.
_________________________________________________________________________________
2. Ligji Nr. 61/2012 Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë
Në paketën fiskale 2019, është planifikuar edhe rishikim i akcizës për rërat dhe zhavorret bituminoze, duke parashikuar taksimin e lëndëve të para që zëvendësojnë nënproduktet e naftës dhe ndikojnë në ambient. Për zhavorrin bituminoz i cili përdoret si lëndë djegëse parashikohet një akcizë prej 2 Lekë/kg.
Po ashtu, parashikohet heqja e akcizës për fishekzjarret, llambat, pilat/bateritë dhe rërat bituminoze, rishikimi i akcizës për duhanin e përpunuar dhe zëvendësuesit e tij, duhanet me ngrohje, purot, e cila do të ngrihet në 6 mijë lekë/kg si dhe llogaritja e akcizës për biokarburet nga lekë/kg në lekë/litër.
__________________________________________________________________________________
3. Ligji Nr. 9975/2008 Për Taksat Kombëtare
Ligji për taksat kombëtare parashikon:
- Uljen e taksimit të ambalazheve dhe materialeve plastike në 35 lekë. Për prodhimin brenda vendit, niveli i propozuar i taksës është 25 lekë/kg.
- Vendosjen e taksës për ambalazhet e qelqit në 10 lekë/kg
- Ndryshimin e përqindjes së rentës minerare nga 6% në 9%, për “Mineralet e kromit për eksport”.
___________________________________________________________________________________
4. Ligji Nr. 8438/1998 Për Tatimin mbi të Ardhurat
Ndryshimet në këtë ligj përfshijnë:
- Një ndarje të re për shkallën e tatimfitimit duke rritur pragun për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë në vit. Ku sipërmarrjet me të ardhura 8-14 milion lekë do të paguajnë 5 %tatim mbi fitimin.
- Norma e tatimit mbi dividentin ulet nga 15 % në 8 %.
- Taksimi për fitimet kapitale të jorezidentëve, në lidhje me shitjet e kuotave të kompanive apo aktiveve që ndodhen në Shqipëri. Për personat jo rezident parashikohet përgatitja e deklaratës së të ardhurave të tatueshme e cila duhet të dorëzohet brenda datës 31 mars të vitit pasardhës.
- Për të gjithë subjektet që çertifikohen për aktivitetin e agroturizimit shkalla e tatimit mbi fitimin. është 5 %. Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5 % aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin “subjekt i çertifikuar agroturizmi” deri në dhjetor 2021.
- Gjithashtu rritet kufiri i pagës që tatohet me 23 % nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë.
Tabela për Tatimin mbi të Ardhurat Personale nga Punësimi
E ardhura e tatueshme (në lekë/muaj) | ||
Nga | Deri në (përfshirë) | Përqindje |
0 | 30.000 | 0 % |
30.001 | 150 000 | + 13 % të shumës mbi 30 000 lekë |
150 001 | Më tepër | 15 600 lekë + 23 % të shumës mbi 150 000 lekë |
__________________________________________________________________________________
5. Ligji Nr. 9632/2006 Për Sistemin e Taksave Vendore
Ndryshimet parashikojnë rregullime procedurale që synojnë saktësimin e aplikimit të ligjit nga njësitë e pushtetit vendor, duke iu referuar kryesisht taksës së infrastrukturës, që ka të bëjë me rastet kur ndërtojnë individë, kur ndërtojnë me shoqëri, apo kur ndërtojnë banesë apo objekt komercial, më saktësisht:
- Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 % deri 8 % të çmimit të shitjes për metër katror.
- Për ndërtime që përdoren në sektorin e turizmit, të
industrisë, bujqësisë; të ndërtimeve për qëllime të përdorimit vetjak, të
ndërtuara vetë individi apo sipërmarrës; si dhe të ndërtimeve për qëllime
publike, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 1 – 3 % e vlerës së
investimit, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 – 4 %.
- Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 % e vlerës së investimit.
- Ndërsa taksa e tabelës ka një klasifikim të ri sipas qëllimit teksa aktualisht ishte koncepti i madhësisë. Tabelat kategorizohen në:
1- Tabelë për qëllime identifikimi, e trupëzuar ose jo, brenda territorit ku zhvillohet veprimtaria e biznesit dhe që nuk përdoret për të reklamuar veprimtaritë e të tretëve (ku shënohet emri dhe/ose aktiviteti i biznesit); |
2- Tabelë për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet veprimtaria e biznesit në formën dhe përmasat e tabelave për orientim; |
3- Tabelë për qëllime reklamimi e lëvizshme ose e palëvizshme; |
4- Tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese, banderola, etj. |
Kur në sipërfaqen e tabelës identifikuese përfshihet edhe germa, simbole dhe figura për qëllime reklamimi për produkte apo shërbime që furnizohen nga vetë njësia ku është vendosur tabela, kjo tabelë vlerësohet si tabelë identifikuese dhe taksa llogaritet për këtë kategori tabele. Në rast të kundërt, tabela vlerësohet si tabelë reklamimi dhe taksa llogaritet për tabelën për qëllime reklamimi.
Në rast të përdorimit nga taksapaguesi të më shumë se një tabele identifikuese, përveç atyre orientuese, vlerësohet si tabelë identifikuese vetëm ajo tabelë që është e trupëzuar ose jo në njësinë apo brenda territorit ku ushtrohet veprimtaria e taksapaguesit, ose që ndodhet më pranë njësisë, ose vetëm një nga tabelat, kur ka më shumë se një të tillë në njësinë apo territorin ku ushtrohet veprimtaria e tij. Çdo tabelë tjetër e tillë konsiderohet si tabelë për qëllime reklamimi dhe taksa llogaritet dhe paguhet për këtë kategori tabele.
Këshilli Bashkiak mbetet autoriteti i cili vendos nivelin e bazës së taksës për çdo kategori të tabelave.
_________________________________________________________________________________
6. Ligji Nr. 9920/2008 Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë
Ndryshimet në ligj parashikojnë:
- Dispozitë antishmangie e përgjithshme nga taksat, “Kalimi në regjistrin pasiv të tatimpaguesve persona fizikë nga Qëndra Kombetare e Biznesit, bëhet duke verifikuar më parë pagimin e detyrimeve tatimore nga ana e tyre. Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktivë, persona fizikë apo juridikë tregtarë, apo nga personat e tjerë juridikë jofitimprurës, me tatimpaguesit që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative”.
- Dispozita antishmangie në lidhje me regjistrimin e më shumë se një biznesi nga personat fizik tregtar, “Një person fizik me të njëjtin numër te identifikimit personal, regjistrohet vetëm njëherë nga Qëndra Kombëtare e Biznesit. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe pajiset me një NIPT/NUIS të ri nga QKB, vetëm mbas çregjistrimit të NIPT/NUIS egzistues. Për çdo veprimtari të re që kërkon të regjistrojë, pajiset me një çertifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm, me qëllim identifikimin e vendndodhjes të veprimtarisë së re”.
- Lehtësim i procedurave të çregjistrimit të biznesit.
- Reduktim me 30 % të gjobës vendosur nga administrata tatimore në rast se tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin.
- Synohet gjithashtu përdorimi i mënyrave alternative të vlerësimit tatimor, kur nga administrata tatimore konstatohet se tatimpaguesi kryen veprime apo transaksione, të cilat synojnë përfitimin e një avantazhi tatimor në kundërshtim me legjislacionin tatimor dhe rezultojnë fiktive mbi prova dhe fakte. Përdorimi i metodave alternative të vlerësimit parashikohet në rastet kur një apo disa tatimpagues kryejnë veprime, apo hyjnë në transaksione direkte apo indirekte me persona të tretë, ku:
a) veprimet e ndërmarra nga tatimpaguesi deformojnë parimet e ligjit tatimor
b) veprimet/transaksionet nuk bazohen në parimin e vlerës së tregut;
c) veprimet/transaksionet janë pa efekte ekonomike thelbësore;
ç) forma e veprimit/ transaksionit nuk reflekton thelbin e tij ekonomik;
d) evidentohen elemente të veprimeve/transaksioneve që synojnë shmangien ose uljen e detyrimeve tatimore,
Për përcaktimin e detyrimit tatimor, administrata
tatimore nuk merr parasysh një veprim/transaksion apo një seri
veprimesh/transaksionesh, të cilat, duke qenë se janë ndërmarrë me synim
përfitimin e një avantazhi tatimor, që vjen në kundërshtim me qëllimin e
ligjit, rezultojnë fiktive në bazë të të gjitha fakteve dhe rrethanave.
Kur një veprim/transaksion apo seri veprimesh/transaksionesh janë në kushtet e
paragrafit të më sipërm, veprimi/transaksioni rikarakterizohet dhe detyrimi tatimor
llogaritet në përputhje me dispozitat për vlerësimin tatimor alternativ të
këtij ligji dhe ligjeve të tjera tatimore.
- Parashikohet një qartësim lidhur me procedurave e njoftimit për pagesën e detyrimeve tatimore, të pagesës dhe radhës së pagesave, duke e bërë më të thjeshtë zbatimin e këtyre procedurave në praktikë, ku përfshihet në ligj edhe njoftimi i tatimpaguesit në rrugë elektronike, si formë zyrtare njoftimi.
- Së fundmini lidhur me mosnjoftimin e ndryshimeve në lidhje me ndryshimin e pronësisë parashikohen dënime per person juridik i cili nuk njofton administratën tatimore për ndryshimin e pronësisë që dënohet:
a) për shkelje që lidhen me ndyshimin e pronësisë direkte dhe / ose indirekte të kapitalit aksionar ose e të drejtave të votimit të një personi juridik me më shumë se 20% në vlerë ose numër aksionesh, ndryshime të cilat nuk nojftohen brenda 45 ditëve nga koha kur kanë ndodhur, me 15 % të vlerës së tregut të aktiveve të trajtuara si me ndryshim pronësie; dhe
b) për shkelje lihur me ndryshim e pronësisë së drejtpërdrejtë ose të tërthortë prej 10% ose më shumë të kapitalit shoqërise ose të të drejtave të votës, ndryshime të cilat nuk nojftohen brenda 45 ditëve nga koha kur kanë ndodhur, me 5 % të vlerës së tregut të aksioneve ose interesave të krahasueshëm që u ka ndryshuar pronësia.
__________________________________________________________________________________
7. Ligji Nr. 9981/2008 Për Miratimin e Niveleve të Tarifës Doganore
Parashikohet rishikimi i disa tarifave dhe unifikimi i tyre për mallra të njëjta.
Kodi sipas NKM 2018 | Emërtimi | Tarifa Doganore |
8418 10 | – – Ftohës-ngrirësat e kombinuar, të pershtatura me dyer të jashtme të vecanta: | |
8418 10 20 | – – Me kapacitet mbi 340 litra | 10% |
8418 10 80 | – – Të tjera | 10% |
8418 30 | – – Ngirës të tipit pingul (me hapje nga lart), që nuk e kalojnë kapacitetin 800 litra | |
8418 30 20 | – – Me kapacitet deri 400 litra | 10% |
8418 30 80 | – – Me kapacitet mbi 400 litra deri në 800 litra | 10% |