PËRDITËSIM PËR MASAT E NDËRMARRA NË KUADRIN E COVID-19
VENDIM Nr.856, datë 4.11.2020PËR NDIHMËN FINANCIARE TË DISA PREJ KATEGORIVE KRYESORE TË NDËRMARRJEVE, TË CILAT ZBATOJNË PROTOKOLLET E SIGURISË, NË KUADËR TË PARANDALIMIT E TË KONTROLLIT TË PANDEMISË COVID-19
Ky vendim synon dhënien e ndihmës financiare për ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit sipas nenit 4, të ligjit Nr.8957, datë 17.10.2002,“Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar, sipas kodeve REV 2 NACE.
- Ndihma financiare shtrihet për periudhën nëntor–dhjetor 2020 dhe u jepet ndërmarrjeve për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet, në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.
- Skema jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë për ndërmarrjet, që të mbulojë një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet,në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.
- Skema mbështetëse llogaritet e jepet për ndërmarrjet, të punësuarit e të cilave figurojnë në listëpagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin qershor 2020, të dorëzuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Ndërmarrja për çdo të punësuar në më tepër se një listëpagesë përfiton vetëm një herë ndihmën financiare, sipas këtij vendimi. Në rastet kur i punësuari është në më tepër se një listëpagesë dhe kontributet paguhen nga të dyja ndërmarrjet, ndihmën financiare e merr ndërmarrja, e cila aplikon e para. Ndërmarrja që nuk aplikon e para, nuk e përfiton ndihmën financiare vetëm për të punësuarin që është në më tepër se në një listëpagesë. Nuk konsiderohen të punësuar individët e deklaruar me 0 (zero) lekë në listëpagesë.
- Ndërmarrjeve u jepet si ndihmë financiare një shumë fikse, në masën 4 000 (katër mijë) lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin nëntor–dhjetor 2020, respektivisht 2 000 (dy mijë) lekë për çdo muaj.
- Nuk përfitojnë nga ndihma financiare ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit e që nuk kanë dorëzuar deklaratë vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin).
- Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare kryhet nga ana e ndërmarrjeve në sistemim e-filling, duke deklaruar:a) NIPT-in e përfituesit;b) numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti;c) bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;ç) IBAN-in e llogarisë bankare.
- Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e aplikimit, mund të kryejnë edhe verifikime të ndërmarrjeve përfituese, nëse përmbushen kriteret. Lista e ndërmarrjeve përfituese publikohet në website-in e administratës tatimore.
- Në zbatim të legjislacionit ekzistues, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i paraqet Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit (strukturës përgjegjëse për thesarin në degë) dokumentacionin përkatës për kryerjen e pagesave të detajuara, sipas bankave të nivelit të dytë, të cilat i informon për listën/listat e ndërmarrjeve përfituese të skemës mbështetëse, me të dhënat e mëposhtme:a) NIPT-in e përfituesit;b) numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti;c) bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;ç) IBAN-in e llogarisë bankare.
- Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, në zbatim të procedurave ekzistuese, menjëherë, me paraqitjen e urdhërshpenzimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kryen pagesat në total për çdo bankë të nivelit të dytë dhe kjo e fundit, bazuar në listën përmbledhëse të mësipërme të paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kryen transfertat në llogaritë bankare të ndërmarrjeve përfituese sipas këtij vendimi.
- Ndihma financiare për ndërmarrjet përfituese mbulon periudhën nëntor–dhjetor 2020 dhe përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, deri në masën 187 092 000 (njëqind e tetëdhjetë e shtatë milionë e nëntëdhjetë e dymijë) lekë, përballohen nga zëri “Nxitja e punësimit”, në programin 10550, “Tregu i punës”, në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, miratuar për vitin 2020. [:]