PËRDITËSIM PËR MASAT E NDËRMARRA NË KUADRIN E COVID-19

PËRDITËSIM PËR MASAT E NDËRMARRA NË KUADRIN E COVID-19

URDHËR Nr. 564, datë 9.10.2020 “ PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 351, DATË 29.5.2020 “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA DHE KUFIZIMEVE PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19”, TË NDRYSHUAR

  • Shfuqizohet ndalimi i aktivitetit te kinemave
  • Aktiviteti i kinemave lejohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

AKT NORMATIV Nr. 32, datë 12.10.2020 PËR NJË NDRYSHIM NË AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR

  •  Barriera mbrojtëse (maska) është e detyrueshme të përdoret jashtë shtëpisë nga çdo individ. Mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) nga individët jashtë shtëpisë dënohet me gjobë në masën 3 000 (tre mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.

Ekzekutimi i masës administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të masës administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

AKT NORMATIV Nr. 31, datë 7.10.2020 PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE, ME KARAKTER NDËSHKUES, TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19

  •  Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020.
  • Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë , i paguar, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma, me urdhër të       nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në llogarinë bankare të subjektit përfitues ose, në mungesë të saj, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.
  • Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së masës administrative me gjobë, duhet të përgatisin listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën, si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020.
  • Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020.1.

Share this post