- Konsulencë Ligjore

Konsulencë juridike per biznese dhe privatë.

ZLA Consulting ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim ligjor, në fusha të ndryshme të së drejtës civile, tregtare dhe administrative, duke i përfaqësuar klientët në çështje me juridiksion kombëtar dhe ndërkombëtar, në të gjitha shkallët e gjykimit.

Ofrojmë shërbime të specializuara konsulence ligjore per biznese dhe individë në sektorë të ndryshëm juridik, pasi e dimë që ekspertiza ligjore është e nevojshme në çdo fazë të veprimtarisë së një biznesi, sepse është e pamundur të dish si të përballohesh me ligjin, rregulloret dhe ndryshimet e herëpaspershme të tyre.

Me anë të shërbimeve tona të konsulencës juridike, kërkojmë që të informojmë klientët si dhe ti ndihmojmë të zbusin riskun që vjen si rezultat i çështjeve juridike që lindin gjatë jetës së një biznesi.

ZLA Consulting ofron shërbimet juridike si mëposhtme:

  • Konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor
  • Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave (civile, administrative, tregtare)
  • Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave për cështje gjyqësore, si dhe e kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike;
  • Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik;
  • Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale;
  • Hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe i çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike;
  • Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike;
  • Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligje te vecanta dhe akte të ndryshme ligjore;
  • Regjistrimi i Markave Tregtare
  • Migracioni: Viza pune, Leje pune dhe Leje qëndrimi
  • Legjislacion Bankar
  • Regjistrimi i kompanive: SHPK; Regjistrimi dege në Shqipëri; Regjistrimi zyre përfaqësimi në Shqipëri etj.
  • Mbledhje borxhi
  • Shërbime të tjera sipas kërkesës së klientit.
Konsulence ligjore