Shtyrja e Afatit të Pagapagimit të Kësteve të Tatimit mbi Fitimin për Vitin 2020
Në kuadrin e masave të marra nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për të lehtësuar dhe përballuar pasojat e pandemisë Covid-19 është edhe Akt Normativ Nr. 18, datë 23.4.2020 i cili ka sjellë disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, të ndryshuar.
Këto ndryshime përfshijnë:
Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen.
Për tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prill qershor dhe korrik-shtator 2020, nuk do të parapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021.
Ky përjashtim nuk zbatohet për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike:
• në fushën e veprimtarisë bankare;
• të telekomunikacionit;
• të tregtimit të produkteve farmaceutike;
• të produkteve ushqimore dhe frutaperimeve.
Këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020, për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center nuk do të parapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021.
Dorëzimi i deklaratës të ardhurave
Dorëzimi i deklaratës vjetore individuale të të ardhurave të vitit 2019 në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit nëse rezulton, bëhet jo më vonë se data 31 korrik 2020.”
Në përmbledhje