PËRDITËSIM i dates 19.10.2020 per MASAT e NDËRMARRA NË KUADRIN E COVID-19

Update

Share this post

Posted by: admin Comments: 0 0

UDHËZIM Nr. 38, datë 19.10.2020 PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES, TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19, SI DHE NDAJ FAMILJEVE TË DËMTUARA NGA FATKEQËSITË NATYRORE

 

  1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar për masat administrative me gjobë, merret nga llogaria ekonomike në të cilën është arkëtuar në sistemin informatik financiar të qeverisë (arkëtim i konfirmuar nga struktura përgjegjëse për thesarin në degë dhe struktura përgjegjëse e institucionit përkatës në emër të së cilit është paguar gjoba).
  2. Përfituesit (individë dhe subjekte) duhet të dërgojnë pranë strukturës përgjegjëse të institucionit që ka vendosur masën administrative në favor të të cilit është bërë pagesa e gjobës (shkurt institucioni) informacionin lidhur, me:
  3. a) emër mbiemër i individit/emërtim i subjektit;
  4. b) ID kartë identiteti/NIPT;
  5. c) IBAN;
  6. d) emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit;
  7. e) vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive;
  8. f) subjektet paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
  9. Struktura përgjegjëse e institucionit harton urdhërpagesën për vlerat totale për çdo bankë të nivelit të dytë ku është kryer arkëtimi i gjobës, duke i bashkëlidhur listën emërore të përfituesve për bankën respektive. Urdhërpagesa për kthimin e gjobave subjekteve shoqërohet me vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe vërtetimin bankar
  10. Pas konfirmimit nga strukturat përgjegjëse për Thesarin në degë, strukturat përgjegjëse të institucionit dërgojnë paralelisht listën emërore të individëve përfitues në bankën respektive të nivelit të dytë.
  11. Institucionet me vetëfinancim që operojnë me llogari bankare të veçantë nga llogaria e unifikuar e Thesarit “Depozitë e qeverisë”, në Bankën e Shqipërisë, zbatojnë procedurat e tyre të miratuara nga titullari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *