Vendim Lidhur me Përfitimin e Ndihmës Ekonomike sipas Paketës Financiare II
Bazuar në vendim Nr. 423, datë 28.5.2020 Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Vendimin Nr. 305, Datë 16.4.2020, Të Këshillit Të Ministrave, “Për Përcaktimin E Procedurave, Të Dokumentacionit Dhe Të Masës Së Përfitimit Të Ndihmës Financiare Për Të Punësuarit Aktualë Dhe Punonjësit E Larguar Nga Puna Si Pasojë E COVID-19”, është vendosur:
-
- Dhënia e ndihmës financiare, prej
40 000 (dyzet mijë) lekësh
-
- , për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga
data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020
- Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë.
-
- Afati për dorëzimin e të dhënave është deri në datën
5 qershor 2020
- Për të përfituar nga ndihma financiare duhet që punonjësi të ketë qenë në marrëdhënie pune, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
- Të punësuarit apo të ish-punësuarit, të cilët përfitojnë ndihmën financiare sipas këtij vendimi, përjashtohen nga përfitimi njëkohësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore të pagesës së ndihmës ekonomike si dhe të pagesës të së ardhurës nga papunësia, mbështetur në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, sipas të cilit nuk lejohet përfitimi në të njëjtën kohë nga dy skema të mbështetjes shtetërore.
- Për të gjithë aplikuesit për pagesë papunësie, të cilët kanë plotësuar dosjen brenda kritereve ligjore dhe kanë fituar statusin e përfituesit të pagesës së papunësisë, nuk humbet e drejta për përfitim të pagesës së papunësisë, por lëvrimi i pagesës së papunësisë do të fillojë pas mbarimit të skemës sipas këtij vendimi, nëse do të jenë ende të papunë.
Njoftim Nga Drejtoria E Përgjithshme E Tatimeve
-
- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (sipas listës bashkelidhur), të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar. Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, në seksionin Statusi shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej
40.000 lekësh
-
- Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën
5 Qershor 2020
- , i përjashton ata nga penaliteti për mosaplikim.