Konsulencë Ligjore
ZLA Consulting ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim ligjor, në fusha të ndryshme të së drejtës civile, tregtare dhe administrative, duke i përfaqësuar klientët në çështje me juridiksion kombëtar dhe ndërkombëtar, në të gjitha shkallët e gjykimit.
Ofrojmë shërbime të specializuara konsulence ligjore per biznese dhe individë në sektorë të ndryshëm juridik, pasi e dimë që ekspertiza ligjore është e nevojshme në çdo fazë të veprimtarisë së një biznesi, sepse është e pamundur të dish si të përballohesh me ligjin, rregulloret dhe ndryshimet e herëpaspershme të tyre.
Me anë të shërbimeve tona të konsulencës juridike, kërkojmë që të informojmë klientët si dhe ti ndihmojmë të zbusin riskun që vjen si rezultat i çështjeve juridike që lindin gjatë jetës së një biznesi.
ZLA Consulting ofron shërbimet juridike si mëposhtme:
- Konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor
- Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave (civile, administrative, tregtare)
- Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave për cështje gjyqësore, si dhe e kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike;
- Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik;
- Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale;
- Hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe i çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike;
- Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike;
- Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligje te vecanta dhe akte të ndryshme ligjore;
- Regjistrimi i Markave Tregtare
- Migracioni: Viza pune, Leje pune dhe Leje qëndrimi
- Legjislacion Bankar
- Regjistrimi i kompanive: SHPK; Regjistrimi dege në Shqipëri; Regjistrimi zyre përfaqësimi në Shqipëri etj.
- Mbledhje borxhi
- Shërbime të tjera sipas kërkesës së klientit.