Limiti i arkës
Duke filluar nga 01.01.2023, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë për tatimpaguesit është si më poshtë:
Qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor – Limiti ditor i Arkës
Deri në 2 milionë lekë – deri në 150,000 lekë
2 milionë lekë deri në 10 milionë lekë – deri në 500,000 lekë
mbi 10 milionë lekë – deri në 500,000 lekë ose 5% të qarkullimit vjetor
Kriteri për përcaktimin e shumës maksimale të arkës së tatimpaguesit, është niveli i qarkullimit vjetor. Kur tatimpaguesi fillon veprimtarinë gjatë vitit kalendarik, limiti i arkës përcaktohet duke iu referuar shumës së qarkullimit të parashikuar deri në fund të vitit.
Tatimpaguesi, që lëshon faturë, të cilit i janë bllokuar llogaritë bankare të biznesit për mospagim të detyrimeve, nuk mund të paguajë me para në dorë ose të mbajë para në arkë sipas limitit të përcaktuar, por duhet që këto para t’i depozitojë në llogarinë bankare për veprimtarinë e rregullt të biznesit menjëherë ose në ditën e ardhshme të punës*.
Shuma maksimale cash e arkës, nuk zbatohet për bankat dhe institucionet e tjera financiare jobankare.
Tatimpaguesi, i cili kryen transaksione këmbimi monedhe, mund të përcaktojë maksimumin e arkës deri në shumën 5,000,000 lekë ose 5% të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar.
Tatimpaguesi, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankare paratë që ka grumbulluar nga shitja gjatë ditës, të cilat tejkalojnë nivelin maksimal të arkës, ditën e nesërme të punës, pas ditës që maksimumi i arkës është tejkaluar.
Tatimpaguesi, detyrohet në fillim të çdo dite pune dhe para lëshimit të faturës së parë, të paraqesë informacionin mbi shumën fillestare të parave cash në arkë për çdo pajisje elektronike të faturimit.
Nëse dëshironi të dini më shumë rreth çështjeve të trajtura më lart, mund të na kontaktoni.
ZLA Consulting sh.p.k.
pranë stadiumit “Air Albania”
+355 (0) 682013515
info@zlaconsulting.al | www.zlaconsulting.al Linkedin Facebook