Kompensimi financiar për shkak të rritjes së pagës minimale në shkallë vendi

Kompensimi financiar për shkak të rritjes së pagës minimale në shkallë vendi

 

Per cdo te punesuar me #pageminimale:⏭ Kriteret e perfitimit per kompensim te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, referuar VKM nr.114 date 01.03.2023

Kush përfiton?

  • Subjektet juridike apo fizike, me të punësuar punëmarrës që paguhen me pagë minimale, që ushtrojnë aktivitet në fushat e veprimtarisë ekonomike të industrisë përpunuese, të peshkimit, bujqësisë dhe pyjeve, që rezultojnë në regjistrin e tatimpaguesve të administratës tatimore dhe u fillon kodi NACE2 me A dhe C.

Cilat janë kriteret?

  1. Të jenë subjekte jo në pronësi shtetërore;
  2. Të mos jenë të vetëpunësuar;
  3. Të mos jenë në proces falimentimi;
  4. Të mos kenë detyrime ndaj organeve tatimore për sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe shoqërore, deri në momentin e aplikimit ose në momentin e aplikimit të vërtetojnë se:
  • kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
  • kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat.

Periudha kohore e kompensimit

  • Prill-Dhjetor 2023

Procedura e kërkesës

  • Subjektet paraqesin kërkesë për aplikim elektronikisht nëpërmjet portalit “e-Albania”, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës, nga muaji i pritshëm i deklarimit, për periudhën që kërkojnë kompensim, në të kundërt humbasin kompensimin për atë periudhë.
  • Lista e subjekteve gjenerohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe dërgohen pas datës 20 të çdo muaji, në Drejtorinë e Përgjithshme të Punësimit të AKPA-s.
  • Drejtoritë Rajonale të Punësimit, brenda 5 ditëve pune verifikojnë listën e subjekteve aplikuese me listën e gjeneruar nga sistemi tatimor.
  • Drejtoritë Rajonale të Punësimit informojnë nëpërmjet llogarisë në e-Albania dhe email, çdo subjekt kërkues mbi statusin e kërkesës, refuzuar ose pranuar.
  • Për të gjitha kërkesat që plotësojnë kriteret, drejtoritë rajonale të punësimit, brenda 10 ditë pune, finalizojnë listën përfundimtare të subjekteve përfituese.

Si llogaritet kompensimi?

  • Kompensimi financiar llogaritet dhe jepet bazuar në numrin maksimal të të punësuarve me pagë minimale, që figurojnë në listëpagesën e deklaruar në organet tatimore, për muajin dhjetor 2022
  • Jepet për numrin e të punësuarve me pagë minimale të deklaruar në muajin që kërkon kompensim, por jo më shumë se numri maksimal i të punësuarve me pagë minimale të deklaruar për muajin dhjetor 2022
  • Shuma totale për çdo kompensim për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve, në masën 1,674 (një mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë për çdo punonjës e llogaritur në referencë edhe të periudhës kontributive të muajit dhjetor 2022

E drejta e ankimit

  • Aplikantët, kërkesa e të cilëve nuk është aprovuar ose pranuar pjesërisht, kanë të drejtën e ankimimit pranë drejtorit të drejtorisë rajonale të AKPA-s, brenda 3 ditëve pune, nga momenti i publikimit të listës përfundimtare të subjekteve përfituese.
  • Drejtori i drejtorisë rajonale të AKPA-s shqyrton dhe merr vendim mbi ankimimin e subjektit/subjekteve brenda 5 ditëve pune.

 

Kontaktoni ZLA Consulting, stafi jonë do t’ju jap suportin e duhur për të kontrolluar nëse ju përfitoni nga ky kompensim si dhe të aplikoni në kohën dhe formën e duhur.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.