VENDIM nr.739, datë 23.11.2022 Për Miratimin e Procedurave të Rimbursimit të Masave Administrative të Falura, të Paguara, sipas Ligjit Nr.112/2020, “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, të ndryshuar

VENDIM nr.739, datë 23.11.2022 Për Miratimin e Procedurave të Rimbursimit të Masave Administrative të Falura, të Paguara, sipas Ligjit Nr.112/2020, “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, të ndryshuar

Subjektet,  të  cilave  u  është  falur  gjoba  e paguar, e  vendosur  ndaj  tyre  dhe  përfaqësuesve të  tyre  ligjor dhe  kanë  përmbushur  detyrimet përkatëse për regjistrimin e pronarëve të tyre përfitues, paraqesin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit  kërkesën  për  rimbursim,  jo  më  vonë  se data 15.12.2022, shoqëruar me dokumentacionin:

a)       Emrin/mbiemrin e individit/emërtimin  e subjektit;

b)       ID kartën e identitetit/NIPT-in;

c)       IBAN-in;

d)       Emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit;

e)       Vërtetimin  bankar,  që  llogaria  bankare  ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive;

f)        Ekstraktin  e  regjistrit  të  të  dhënave  të pronarëve përfitues

 

Qendra Kombëtare e Biznesit, pas paraqitjes së dokumentacionit, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve kalendarike, kryen rimbursimin e gjobës në të njëjtën masë (ekuivalente në lekë) në llogarinë   bankare, të përcaktuar nga subjekti përfitues.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth çështjeve të trajtura më lart, mund të na kontaktoni

Ose mund të na kontaktoni dhe ndiqni: Linkedin Facebook

Share this post