Ndryshime në ligjin për të Huajt
Ligj nr.79/2021,datë 24.6.2021
Ndryshime lidhur me vizat
Viza e tipit “C” mund të lëshohet me shumëhyrje dhe vlefshmëri, me afat 6 muaj, 1 vit, 2 vjet dhe 5 vjet.
Per vizat e tipit D, eshte hequr ndarja ne varesi te qellimit, duke percaktuar se kriteret, procedurat dhe dokumentacioni përpajisjen me vizë, sipas motiveve të qëndrimit, përcaktuar në këtë ligji, si dhe formati i vizës pullë dhe vizës elektronike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Gjithashtu eshte shtuar:
Një vizë mund të lëshohet nëse dokumenti iudhëtimit të të huajit: a) është i vlefshëm për të paktën tre muaj pasdatës së parashikuar për largim nga Shqipëria ose, në rast të hyrjeve të shumta, pas datës së fundit të parashikuar për largimin nga Shqipëria; b) përmban së paku dy faqe bosh;c) është lëshuar brenda dhjetëvjeçarit të fundit
Jane shtuar si motivacione per pajisjen me leje qendrimi
- Leje qëndrimi au pairs
Au pair” është i huaji, i cili pranohet nëterritorin e Republikës së Shqipërisë për t’u pritur përkohësisht nga një familje, në mënyrë që të përmirësojë aftësitë e tij gjuhësore dhe njohuritë për Republikën e Shqipërisë, në këmbim të punëve të lehta shtëpiake dhe të ofrimit të kujdesit për fëmijët.
- Me afat për aq kohë sa zgjat marrëveshja midis au pairs dhe familjes pritëse
- Pa kaluar afati nje vjecar
- Mund te riperterihet edhe per periudhë maksimale prej gjashtë muajsh, pas një kërkese të justifikuar nga familja pritëse, përjashtuar rastet e mospërmbushjes së kritereve të parashikuara në këtë ligj apo detyrimet e saj ligjore në lidhje me sigurimet shoqërore, taksat, të drejtat e punës ose kushtet e punës.
- Kriteret a) të sigurojë një marrëveshje midis tij dhefamiljes pritëse, që përcakton të drejtat dhe detyrimet si një au pair, duke përfshirë specifikimet në lidhje me vlerën monetare që do të marrë me vete, rregullimet e përshtatshme që lejojnë aupair të marrë pjesë në kurse dhe orët maksimale të detyrave familjare
- b) të jetë midis moshës 18 dhe 30 vjeç
- c) të sigurojë dëshmi se familja pritëse ose organizata ndërmjetësuese për au pairs, për aq sa parashikohet nga legjislacioni kombëtar, pranon përgjegjësinë për shtetasin e huaj gjatë gjithë qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në veçanti në lidhje me shpenzimet e jetesës, akomodimin dhe rreziqet nga aksidentet
ç) të mos ketë pasur asnjëherë rekorde kriminale
- d) të mos ketë qenë asnjëherë nën trajtimpsikoterapik dhe psikologjik në të shkuarën
- I huaji duhet te siguroje prova lidhur me njohurite e gjuhes Shqipe, perfundimin e arsimit dhe kualifikimet profesionale
- Anëtarët e familjes pritëse të jenë me kombësitë ndryshme nga i huaji që aplikon për t’u pranuar me qëllim të au pairs dhe të mos kenë pasur ndonjë lidhje familjare me shtetasin e huaj në fjalë.
- Numri maksimal i orëve të detyrave të au pair-it nuk duhet të kalojë 25 orë në javë. Au pair do të ketë të paktën një ditë në javë pa detyra të lidhura me au pair-in.
- Leje qëndrimi me qëllim kërkimin e punës ose sipërmarrjen për kërkuesit shkencorë dhe studentët
Pas përfundimit të kërkimeve ose studimeve,të huajt kërkues shkencorë dhe studentë kanë mundësinë të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë në bazë të një lejeje qëndrimi
- Për një periudhë prej të paktën nëntë muajsh, në mënyrë që të kërkojnë punë ose të zhvillojnë një biznes.
- Duhet të kenë një nivel arsimimi që nuk duhet të jetë më i lartë se niveli 7 i Kornizës Evropiane të Kualifikimeve.
- Mund të kërkojë për kërkuesit shkencorë një konfirmim nga organizata kërkimore për përfundimin e veprimtarisë kërkimore ose për studentët dëshmi se zotërojnë një diplomë të arsimit të lartë, certifikatë ose prova të tjera të kualifikimeve zyrtare
- Pas një minimumi prej tre muajsh nga lëshimii lejes së qëndrimit sipas këtij neni, autoriteti për kufirin dhe migracionin mund t’u kërkojë shtetasve të huaj që të provojnë se kanë një shans të mirëfilltë për t’u angazhuar në aktivitet pune ose për të filluar një biznes.
- Aktiviteti i punes ose biznesi qe do te fillojne duhet te jete ne perputhje me objektin e kerkimeve shkencore.
- Leje qëndrimi e përkohshme për përdorim të pasurisë së paluajtshme në pronësi
- Dëshmon pronësinë ose bashkepronesine ne masen ½ e një pasurie të tillë të paluajtshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të cilën është pronar gjatë kohës së lejes së qëndrimit.
- Afat deri në 1 vit për herë të parë dhe e ripërtërtishme çdo vit nëse i huaji vazhdon të përmbushë kriteret.
- Leje qendrimi per pernsionistet
- Shtetasit e huaj, duhet te janë në pension sipas parashikimeve ligjore në vendine tyre
- Me afat deri në 1 vit për herë të parë dhe riperterihet cdo vit ne rast se ai vazhdon te permbushi kriteret
Kriteret a) provon se ka të drejtë për të ardhura vjetore nga pensioni deri në vlerën 1 200 000 lekë nëpërmjet dokumenteve të lëshuara nga vendi i origjinës dhe të legalizuara nga një noter publik;
- b) provon se ka të ardhura të mjaftueshme përtë mbajtur veten dhe personat në ngarkim gjatë qëndrimit në Republikën e Shqipërisë;
- c) vërteton nëpërmjet dokumenteve të lëshuara nga një bankë në Republikën e Shqipërisë që ka një llogari të vlefshme bankare, në të cilën do të bëhen transferime të rregullta të pensionit të tij/saj;
ç) zotëron dëshmi të akomodimit dhe adresës në Republikën e Shqipërisë; d) ka një policë të sigurimit shëndetësor tëvlefshme për të paktën 1 vit;
- dh) zotëron një certifikatë/dëshmi penaliteti nga vendi i tij i origjinës, ku detajohet nëse ka apo jo një rekord penal.
- Mbajtësi i një lejeje qëndrimi të dhënë në bazë të pensionit jashtë vendit mund të kërkojë bashkim familjar në Republikën e Shqipërisë për bashkëshortin/bashkëshorten ose partnerin/ partneren e tij/saj jo në pension.
- Leja e qëndrimit për pensionistë nuk i jep tëdrejtën të huajit të kryejë asnjë lloj aktiviteti ekonomik ose profesional në Republikën e Shqipërise
Trajtimi i lejeve unike
Parime të përgjithshme
- I huaji mund të punësohet në Republikën eShqipërisë duke u pajisur me leje unike, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nw legjislacion
- Veprimet paraprake për hapjen e një aktivitet i biznesi apo shërbimesh nuk konsiderohen si punë.
- Kërkesa për leje unike qëndrimi për një të huaj mund të bëhet nga vetë i huaji, me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
- Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes uniketë qëndrimit bëhen nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit. Në momentin e aplikimit i jepet një vërtetim për pranimin e aplikimit.
- Kur punëdhënësi punëson një të huaj, duhet të njoftojë autoritetin përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin brenda 8 ditëve nga fillimi i punës të të huajit.
- Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni përpajisjen e të huajve me leje unike sipas motiveve, në përputhje me këtë ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Leje unike si punëmarrës
- Leja unike si punëmarrës për një shtetas të huaj jepet në rast se një shtetas i huaj plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm, kriteret e posaçme, të përcaktuara me vendim te Këshillit të Ministrave, në zbatim të këtij ligji dhe pas miratimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
- Leja unike si punëmarrës jepet përkohëzgjatjen e kontratës/ofertës së punës, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.
Leje Unike sipas motivacionit mund te jepen si me poshte:
- Leje unike për punësim stinor
- Leje unike për të transferuar brenda ndërmarrjes (TBN)
- Leje unike si punëtor ndërkufitar
- Leje unike për formim professional
- Leje unike per sherbime vullnetare
- Leje unike për sportistë
- Leje unike per punonjes me kualifikim te larte
- Leje unike per te vetepunesuar
- Leje unike per punonjes levizes digjital
- Leje unike per investitor
- Leje unike per sherbime kontraktuese
Nëse dëshironi të dini më shumë rreth çështjeve të trajtura më lart, mund të na kontaktoni: