PËRDITËSIM i dates 19.10.2020 per MASAT e NDËRMARRA NË KUADRIN E COVID-19
UDHËZIM Nr. 38, datë 19.10.2020 PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES, TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19, SI DHE NDAJ FAMILJEVE TË DËMTUARA NGA FATKEQËSITË NATYRORE
- Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar për masat administrative me gjobë, merret nga llogaria ekonomike në të cilën është arkëtuar në sistemin informatik financiar të qeverisë (arkëtim i konfirmuar nga struktura përgjegjëse për thesarin në degë dhe struktura përgjegjëse e institucionit përkatës në emër të së cilit është paguar gjoba).
- Përfituesit (individë dhe subjekte) duhet të dërgojnë pranë strukturës përgjegjëse të institucionit që ka vendosur masën administrative në favor të të cilit është bërë pagesa e gjobës (shkurt institucioni) informacionin lidhur, me:
- a) emër mbiemër i individit/emërtim i subjektit;
- b) ID kartë identiteti/NIPT;
- c) IBAN;
- d) emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit;
- e) vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive;
- f) subjektet paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
- Struktura përgjegjëse e institucionit harton urdhërpagesën për vlerat totale për çdo bankë të nivelit të dytë ku është kryer arkëtimi i gjobës, duke i bashkëlidhur listën emërore të përfituesve për bankën respektive. Urdhërpagesa për kthimin e gjobave subjekteve shoqërohet me vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe vërtetimin bankar
- Pas konfirmimit nga strukturat përgjegjëse për Thesarin në degë, strukturat përgjegjëse të institucionit dërgojnë paralelisht listën emërore të individëve përfitues në bankën respektive të nivelit të dytë.
- Institucionet me vetëfinancim që operojnë me llogari bankare të veçantë nga llogaria e unifikuar e Thesarit “Depozitë e qeverisë”, në Bankën e Shqipërisë, zbatojnë procedurat e tyre të miratuara nga titullari.