Administrata tatimore është e detyruar të marr vendimin e gjykatës së formës së prerë, në mënyrë që të vendosë urdhërbllokimin mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit

Administrata tatimore është e detyruar të marr vendimin e gjykatës së formës së prerë, në mënyrë që të vendosë urdhërbllokimin mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit

UDHËZIM Nr. 45, datë 26.11.2020 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 24, DATË 2.9.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Sqarim interpretues:

Në thelb të tij, ky udhëzim (Nr. 45, datë 26.11.2020), ka faktin se: Tashmë është i nevojshëm një vendim gjyqësor i formës së prerë, në rastet kur administrata tatimore fillon marrjen e masave shtrënguese duke vendosur urdhërbllokimin mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit.

Para se të bëhej ky ndryshim, nuk ka qenë i nevojshëm marrja e një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

– Për ketë qellim, se pari administrata tatimore duhet te ketë analizuar nëse personi juridik, përgjegjësia e te cilit për mospagimin e detyrimit tatimor u transferohet personave, ndodhet vërtetë ne kushtet e nenit 16 te ligjit ” Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare ” (si me poshtë)

Neni 16: Abuzimi me detyrën dhe formën e shoqërisë

Ortakët, aksionarët e shoqërisë tregtare, administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit, që kryejnë një apo më shumë nga veprimet ose mosveprimet vijuese, përgjigjen personalisht e në mënyrë solidare për detyrimet e shoqërisë, me të gjithë pasurinë e tyre nëse:

a) abuzojnë me formën e shoqërisë tregtare për arritjen e qëllimeve të paligjshme;

b) trajtojnë pasuritë e shoqërisë tregtare si të ishin pasuritë e tyre;

c) në çastin kur kanë marrë apo duhet të kishin marrë dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë, nuk marrin masat e nevojshme, për të siguruar që shoqëria, në varësi të llojit të veprimtarisë së ushtruar, të ketë kapitale të mjaftueshme, për të përmbushur detyrimet e marra përsipër ndaj palëve të treta.

“dhe pasi të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë fillon marrjen e masave shtrënguese me bllokimin e llogarive dhe aktiveve të tjera.”

Gjithashtu në këtë udhëzim shfuqizohet Paragrafi 15 i Udhëzimit Nr.24 datë 02.09.2008 i cili parashikonte se:Një urdhër bllokimi do të jetë i vlefshëm për një periudhe 12-mujore nga dita e vendosjes së masës së bllokimit të llogarive /depozitave. Me kalimin e këtij afati, llogaritë /depozitat zhbllokohen automatikisht nga banka pa nevojën e ndonjë njoftimi shtesë”

Mund të gjeni udhëzimin: //www.tatime.gov.al/c/6/447/449/procedurat-tatimore

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth çështjeve të trajtura më lart, mund të na kontaktoni

Share this post