FITIMI I SHTETËSISË SHQIPTARE
FITIMI I SHTETËSISË SHQIPTARE ME ORIGJINË
Fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të paralindurin.
Dokumentacioni i nevojshem per aplikim eshte:
- a) kërkesë e shtetasit drejtuar Presidentit të Republikës;
- b) certifikatë personale dhe familjare;
- c) certifikatë apo çdo dokument tjetër mbi bazën e të cilit vërtetohet origjina shqiptare e kërkuesit, në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, qoftë dhe nga njëri prind;
- d) dëshmi penaliteti, të lëshuar nga shteti ku është rezident;
- e) vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Shqipërisë.
Të gjitha dokumentat duhet të jenë origjinale të apostiluara të lëshuara brenda 6 muajve të fundit.
Aplikimi duhet të bëhet nga vetë kërkuesi, nuk lejohet aplikimi nga përfaqesuesi me prokurë.
- Nëse dëshironi të dini më shumë rreth mënyrave të tjera të fitimit të shtetësisë, mund të na kontaktoni
Follow us Linkedin